Vlerësohet me titullin Profesor Honoris Causa, Agron Fico

0
629

Një prej intelektualëve gjirokastritë Agron Fico, me gradë shkencore profesor, është nderuar nga Universiteti “Eqrem Cabej” në Gjirokastër, me titullin “Honoris Causa”. Ceremonia është organizuar për nder të tij, nga rektorati i Universitetit të Gjirokastrës, ku kanë marrë pjesë ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro, ai i cështjeve vendore Bledi Cuci që është edhe dhëndërri i zotit Fico, si dhe drejtues të tjerë vendorë dhe profesorë të Universitetit. Rektori i Universitetit të Gjirokastrës Bektash Mema, ka cmuar kontributin e zotit Fico, në veprimtarinë e vet shkencorë përgjatë viteve dhe vecanërisht, vlerësoi botimet e tij që janë një vlerë e pacmuar. Ndërkaq ministrja Mirela Kumbaro, e ka quajtur zotin Fico, Magelan të etnologjisë dhe studimeve folklorike të gjihës shqipe. Ndërsa vetë autori Fico, ka falenderuar stafin pedagogjik të Universitetit të Gjirokastrës dhe rektoratin për vlerësimin e bërë dhe sic e quajti ai, në mjaft vlerësime dhe nderime që ka marrë në gjithë botën, ky i Universitetit të Gjirokastrës, është më i cmueshëm, sepse vjen nga vendlindja dhe nga një universitet që do të vazhdojë të kontribuojë për të mbajtur emrin e mirë që trashëgon. Në mënyrë simbolike zoti Fico, ka veshur kostumin e senatorit të Universitetit të Gjirokastrës dhe më pas, i është dorëzuar vlerësimi që e shpall atë profesor “Honoris Causa” me motivacion “Intelektual me veprimtari kërkimore-shkencore e universitare mbi 50-vjeçare; me ndihmesa të njohura në disa disiplina të shkencës kombëtare shqiptare; që, me ngulmim profesional, vullnet dhe pasion të përhershëm dhe me vështrime bashkëkohore, ka shënuar prurje dhe arritje shkencore të vlerësuara ndër vite, veçmas në etnokulturë dhe folklore”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here