Vllaznia ‘shpartallon’ Luftëtarin

0
160

Vllaznia ka shpartalluar Luftëtarin në sfidën e sotme , duke i shkaktuar humbjen e radhës . Pavarësisht përpjekjeve, Luftëtari ishte thjesht i pafuqishëm për të përballuar shkodranët .Kuqeblutë arritën në minutën e 15 të zhbllokonin sfidën falë golit të Sidorenkos. Sulmuesi u asistua nga Ramadani dhe përballë portierit Shala nuk fali duke kaluar të tijtë në avantazh.
Goli i pësuar nuk i tronditi miqtë të cilët provuan në disa momente por pa ia arritur të gjenin rrugën e rrjetës. Kështu, me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë e ndeshjes. Fraksioni i dytë i takimit nisi sërish me dëshirën e gjirokastritëve për të realizuar, por Vllaznia u tregua më cinike dhe në minutën e 69 dyfishoi shifrat falë golit me kokë nga Xhunior.
Vetëm tre minuta më pas, bluzinjtë pësuan edhe goditjen finale, ndërsa Kukaj gaboi dhe devijoi gabimisht sferën në rrjetën e tij me Vllazninë që festoi golin e tretë. Në minutën e 82, shkodranët realizuan edhe golin e katërt me Xhunior, për të cilin ishte goli i dytë personal në këtë sfidë. Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, teksa kuqeblutë tashmë parakalojnë Skënderbeun dhe ngjiten në vendin e shtatë. Ndërkohë, Luftëtari mbetet në vendin e parafundit me shpresa minimale për të mbijetuar.
Formacionet zyrtare:
Vllaznia: Efremov, Gligorov, Shehi, Adili, Marku, Krymi, Ramadani, Bardulla (Kruja), Lika, Sidorenco, Silvio Junior Trajner: Mirsad Jonuz
Luftëtari: Shala, Demo, Lala, Isufi, Kukaj, Dragoshi, Dushkaj, Açka, Oshafi, Çela, Mehmetllari (Çelaj)
Trajner: Nikolin Çoçlli
Gjyqtar kryesor: Kreshnik Bajramaj
KV: Shehi, Bardulla, Adili, Kruja/ Mehmetllari, Açka

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here