Vlorë/Plagoset rëndë 18-vjeçari, identifikohet autori

0
136

Një 18-vjeçar është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në kryqytet. Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës në rrugën e fshatit Fushë Mavrovë të Vlorës, ndërsa autori i saj është identifikuar si 36-vjeçari Qerim Maraj (Likaj).
“Më datë 23.08.2020, rreth orës 00:45, në një rrugë të fshatit Fushë Mavrovë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Q. M (L), 36 vjeç, banues në fshatin Kotë, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. R., 18 vjeç, banues në fshatin Fushë Mavrovë, cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia që bën me dije se po punohet për kapjen e autorit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here