Vokshi: Rama nesër zyrtarizon kapjen e AMA, emëron zëdhënësen si kryetare

0
191

‘Edi Rama zyrtarizon nesër zëdhënësen e PS në krye të AMA’.

Deputetja e zgjedhur Albana Vokshi shkruan në Facebook se, ‘liria e medias  dhe demokracia e kërcënuar nga regjimi që qëndron në pushtet me votë të vjedhur’.

‘Është koha që Edi Rama të tërhiqet nga vendimi antidemokratik për të kapur Autoritetin e Medias Audiovizive përmes zëdhënëses së tij.

Votimi i parashikuar nesër në orët e fundit të këtij parlamenti ilegjitim është kthyer në shqetësim për Reporterët Pa Kufij. Në reagimin e sotëm, organizata kryesore në mbrojtje të gazetarëve vë në dukje se ky vendim po merret pa opozitën, përpara nisjes nga puna të parlamentit të ri.

Është e papranueshme për standardet demokratike që zëdhënësja e Edi Ramës të emërohet në krye të një institucioni të pavarur, veçanërisht, kur qeveria nuk ka hequr dorë akoma nga ligji i censurës që dënon gazetarët me burg. 

Nesër është dita që qeveria të tërhiqet dhe të mos i nxijë më shumë imazhit Shqipërisë si vendi ku gazetarët dënohen me burg, liria e medias është në rrezik dhe demokracia akoma më e kërcënuar nga një regjim autoritarist që qëndron në pushtet me votë të vjedhur!;’, shkruan Albana Vokshi në Facebook.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here