Votëbesohet për një mandat të dytë në krye të PD Këlcyrë Luan Malko

0
171

Këlcyra ka qenë stacioni i fundit për sot i demokratëve të Qarkut të Gjirokastrës, për të zgjedhur kreun e ri të kësaj dege.

Në garë kanë qenë tre kandidatë përkatësisht Arben Dosti, Griseld Selami dhe Luan Malko i cili është njëkohësisht kryetar në detyrë.

Delegatët me të drejtë vote, kanë ushtruar të drejtën e tyre për të zgjedhur njërin mes tre kandidatëve, për kryetar të PD për Këlcyrën.

Ata kanë votuar në fund në favor të kreut aktual që rikandidoi Luan Malko i cili mori 56 vota, ndërsa rivalët e tjerë Arben Dosti e Griseld Selami morën së bashku 7 vota.

Kryetari i rizgjedhur i PD Luan Malko, ka shprehur besimin e tij se Bashkia e Këlcyrës do t’i rikthehet PD pas 8 vitesh drejtimi nga socialistët.

Të pranishëm në këtë proces kanë qenë deputeti i PD për Qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu dhe i dërguari nga qendra Endrin Gjipali.

Nesër përfundon procesi i zgjedhjeve të kryetarëve të PD në Gjirokastër si qendër Qarku ku do të garohet mes Dasho Alikos dhe Gjergji Dudit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here