Vrasja e ekstremistit grek/ Eurodeputetja Eleni Theocarus shkon për vizitë në shtëpinë e Kaçifas

0
151

Eurodeputetja, Eleni Theocarus pjesë në Grupin e Konservatorëve dhe të Reformistëve në Parlamentin Europian ka vizituar shtëpinë e ekstremistit grek, Konstandios Kaçifas.

35-vjeçari Kacifa u ekzekutua nga RENEA, pasi refuzoi që të dorëzohej, ndërsa trupi i tij ndodhet në morgun e QSUT për ekspertizë mjeko ligjore, pasi familja kundërshtoi autopsinë në Gjirokastër. Ndërkohë ditën e djeshme konsulli grek në Shqipëri, ka zhvilluar një takim tek prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me hetimet për vrasjen e ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës.

Mësohet se konsulli grek është takuar me prokurorin e çështjes dhe kreun e Krimeve të Rënda, Donika Prela. Mësohet se konsulli grek është duke u interesuar për vazhdimësinë  e hetimeve nga ana e prokurorisë shqiptare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here