Vrasja në Fier, Gjykata jep masën e sigurisë për autorin

0
151

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për Fatmir Hoxhaj, autor i dyshuar i vrasjes së Ahmet Toskës në orët e para të mëngjesit të 26 tetorit në Fier.
Përpara trupit gjykues Hoxhaj nuk ka pranuar autorësinë e krimit duke theksuar se është i pafajshëm dhe për të s’ka prova. Ai ka thënë se mëngjesin e 26 tetorit është zgjuar në orën 8 të mëngjesit, ndërkohë që vrasja ndodhi rreth 2 orë më parë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Sheq i madh” në Fier në orën 06:00 të mëngjesit, teksa viktima po shoqëronte bashkëshorten për në punë.
Fatmir Hoxhaj, i cili dyshohet se ka kryer ekzekutimin u arrestua më 15 nëntor nga policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here