Vritet 29 vjeçari pas një konflikti në market/ Dyshohet se ishin të dehur, viktima i arrestuar më parë për drogë

Një 29 vjeçar është vrarë pak pas mesnate, pas një konflikti. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”. Viktima është Jurgen Duka, ndërsa autori ende nuk është identifikuar.

Duka është konfliktuar me autorin e vrasjes në një market dhe sherri ka agravuar në përdorimin e armës së zjarrit nga personi tjetër. Duka mbeti i plagosur, por më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës.

Dyshohet se të dy personat kanë qenë të dehur në momentin, kur ka ndodhur ngjarja. Për të zbardhur ngjarjen policia ka marrë në pyetje shokun e viktimës, i cili ndodhej pranë vendit, ku ndodhi krimi.

Nga verifikimet ka rezultuar se Duka është person me precedëntë penalë, pasi është arrestuar në vitin 2020 gjatë një operacioni antidrogë mes Shqipërisë dhe Italisë, ku u arrestuan edhe disa persona të tjerë. Duka do të ekstradohej në Itali për t’u gjykuar.

“Me datë 14.12.2021, rreth orës 00:20, në rrugën “Irfan Tomini”, shtetasi J.D. (M)., është konfliktuar me një person ende të paidentifikuar.

Personi ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur shtetasi J. D. (M)., rreth 29 vjeç. Si pasojë e plagëve të marra, shtetasi J. D. (M)., ka ndërruar jetë në Spitalin Universitar të Traumës.

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes. Janë marrë në pyetje shoku i shtetasit J. D. (M)., dhe persona të tjerë në vendngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment