Walter Gloss, fytyra ndryshe e diplomacisë perëndimore në Tiranë

0
194

Nga Nebil Çika 

Për te gjithë ata shqiptarë qe nuk e njohin apo qe nuk e kanë dergjur ,që besoj janë te paktë, Walter Glos është drejtori i Fondacionit gjerman “Konrad Audenauer në Shqipëri . Z. Glos ne fund te shkurtit largohet nga kjo detyre ne Shqipëri për te drejtuar fondacionin ne fjale në Turqi dhe me këtë rast ,përtej keqardhjes qe nuk do të jetë më, çdo dite midis nesh ,në Shqipëri , i urojme sukses . Por ikja e tij nga Shqipëria na ka brengos jo për faktin se largohet një ekspert , diplomat e mik ndërkombëtar i Shqipërisë dhe shqiptarëve, por se ai ishte pa dyshim ne këto vite te vështira tonat fytyra ndryshe e diplomacisë perëndimore në Tiranë .Për ata qe e kane njohur nga afër ky përcaktimi i imi është me se i qarte por për te tjerët qe nuk e kane pasur këtë mundësi do të mundohem ne pak rreshta te argumentoj pse ai ishte ndryshe nga të tjerët .
E kam njohur nga afër z. Glos këto një vit e gjysmë qe un drejtoj Shoqatën Antikomuniste të të Përndjekurve Politike të Shqipërisë si një nga partneret tanë kryesor por për shkak te punës sime si gazetar e kam ndjekur edhe me parë me vëmendje punën e tij dhe të Fondacionit që drejton dhe ndaj vlerësim te veçante për te. Qe ne takimin e pare ka lënë tek un përshtypjet e një personi serioz te afte profesionalisht , te sinqerte ,te drejtpërdrejtë cilësi tipike qe ne shqiptaret kemi ne perceptimin tonë për gjermanet e mire . Por cilësia e tij me e mire është dhe ngelet raporti i tij me te vërtetën atë qe ndodh ne Shqipëri dhe sidomos qartësia në perceptimin , analizimin dhe raportimin e ngjarjeve të cilat në shume raste ishin më te sakta e me drejta se edhe të vet shqiptarëve .
Në vitet e fundit vihet re një problem i madh me përfaqësitë diplomatike apo ekspertë te ndryshëm ndërkombëtar qe veprojnë ne Shqipëri raporti i te cilëve me te vërteten këtu është i pa drejte dhe raportimi saje ne kancelaritë qe përfaqësojnë i gabuar apo edhe i manipuluar politikisht . Ka shume arsye e arsyetime për këtë qëndrim te deformuar te diplomacisë perëndimore në Tirane por kryesoret ngelen linjat e tyre ideologjike dhe mundësia e përfolur korruptimit te tyre nga politika shqiptare , nga ajo pjese e saje e interesuar qe ata te fshehin realitetin tone. Kjo, për shqiptaret është e qartë pasi identifikohet nga vete deklaratat publike të diplomatëve shumë prej te cilave janë diametralisht te kundërta me realitetin shqiptar duke ndryshuar kështu ne mënyre te qëllimshme e artificialë edhe përcaktimin e vendeve apo institucioneve ndërkombëtarë qe ato përfaqësojnë dhe veçanërisht vendimmarrjet e qeverive e drejtuesve te tyre ne raport me Shqipërinë .
Në këtë situate të rëndë te sjelljes së diplomatëve perëndimor ne Tiranë , z. Glos përben një përjashtim gjë që e bë atë fytyrën ndryshe të tyre m dhe zërin ndryshe të raportimit te situatës ne Shqipëri në kancelarinë e Berlinit dhe Brukselit . Shpesh here kane qenë raportimet me fakte e prova të z. Glos qe kane ndryshuar apo kane bllokuar qëndrime te gabuara te Berlint e Brukselit te mara ne kushtet raportimeve të sakta apo mos raportimet e përfaqësuesve zyrtarë te perëndimit nga Tirana. Siç thotë edhe vet z. Glos aqi i fortoi ishte dizinformimi nga Tirana sa qe nga Brukseli pyesnin gjithmonë çfarë bën opozita dhe asnjëherë se çfarë bën qeveria ?
Por z. Glos ishte i qarte ne analizën dhe qëndrimet e tij edhe pre zhvillimet e brendshme në Shqipëri . Ne te përndjekurit politik antikomunistë e kemi ndjere mbështetjen e Fondacionit Konrad Audenaur qe ne fillim te hapjes par 10 vjetësh te tij ne Shqipëri. Si është i pari fondacion qe është mare seriozisht me te kaluarën komuniste te vendit, krimet e komunizmit , qëndresën antikomuniste dhe integrimin e te përndjekurve politike antikomuniste .Shpesh here kontributi i tij ka qene edhe me i madh se qeveritë shqiptare edhe saj te PD-se se pre këto ish komunistë as qe mund te behet krahasim. Ne bisedat me diplomate apo eksperte te huaj nuk kam gjetur asnjë me te qarte e sidomos me te sinqerte për çështjet e te përndjekurve politike ne Shqipëri , siç janë dekomunistizimi i vendit , ndëshkimi i krimeve komuniste dhe sidomos integrimi i viktimave te komunizmit
Shpesh here ne këtë pike ishte me i qarte apo me vullnet me te fort politik se sa vete drejtuesit e Partisë Demokratike . Shpesh here e kam pas të vështirë te bisedoj e te merrem vesh për çështjet e te përndjekurve antikomuniste me z. Basha ndërkohe që me z. Glos kjo ka qene shume me e lehte , Ne këtë krahisim ai e bën diferencën veçanërisht në mbajtjen e fjalës, ne kuptimin qe po vendosem një gjë ajo do të behet pa tjetër me korrektësi e seriozitet maksimal .
Mund te rrime gjatë e te flasim shumë për z. Glos dhe cilësitë që e bëjnë atë fytyrën ndryshe të diplomacisë perëndimore në Tirane, por besoj këto që thamë janë te mjaftueshme qe edhe ata qe nuk e kane njohur te krijojnë një perceptim ne përgjithësi për .
Ne fund dua te shpreh brengosjen time për largimin nga dheu ynë i një miku e bashkëpunëtori të vyer te veçante si Ai . Por dua gjithashtu ti uroj suksese e gjithë të mirat në vazhdimin e karrierës në Turqi .
Lamtumirë dhe mirupafshim i dashur mik !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here