Ylli Manjani: Kemi ende Kodin Penal të ‘Xhaxhit’, si vrasësi si ai që mban armë dënohen njësoj

0
190

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani i ftuar në A Shoë me Adi Krastën në Syri Tv, u shpreh se drejtësia penale në Shqipëri është e dështuar. 

Njohës i mirë i çështjeve ligjore, Manjani tha se Kodi Penal aktual është i trashëgjuar që nga regjimi komunist, teksa parashikon të dënojë njësoj si qëllimin ashtu edhe mjetin.

Për ta konkretizuar këtë, Manjani tha se Kodi Penal dënon njësoj me burg si dikë që vret ashtu edhe atë që kapet me armë. 

Adi Krasta: Shqiptarët në masën më të madhe nuk e besojnë reformën…
Ylli Manjani: Ajo që unë them, drejtësia penale në Shqipëri, është drejtësi e dështuar. Nuk është burgu zgjidhje. Ne kemi një Kod Penal që e trashëgojmë që nga koha e Xhaxhit, që e kriminalizon shoqërinë thuajse për çdo gjë. Ne e quajmë shpërdorimin e detyrës qëllim në vetëvete, por njeriu nuk e ka qëllim në vetëvete shpërdorimin e detyrë, e shpërdoron detyrën për një gjë tjetër, ti merru me pasojën, jo me qëllimin. Por ky Kod Penal, si mjetin, si qëllimin i dënon njësoj. Pra, si të mbash një armë, si të vrasësh, ti futesh në burg, nuk është njësoj, janë dy gjëra krejt të ndryshme. 

Adi Krasta: Ti je njeri i ligjit dhe ke qenë edhe në situata kur ke drejtuar, konceptuar, analizuar atë që po ndodh në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Ka një frikë këtu se drejtësia është selektive…
Ylli Manjani
: Nëse ligji është abuziv, sigurisht që selektivitetin e ka brenda. Ai që e ka në dorë do ta përdorë për atë që do të luftojë. Lufton një të vetin, për t’ua futur dy të tjerëve nga radhët e armikut. Këto janë taktika që kanë ndodhur këto 30 vite. Historia është si ta bëjmë drejtësinë që të jetë e përdorshme nga qeveria. Ligji është edhe për arrestime të rregullta, por edhe për arrestime me dyshime. Çfarë do të thotë të arrestosh tjetrin me dyshime? Do ta dënosh, gjurmoje, lëre të lirë dhe shko aty ku ai kapet me presh në duar. Kjo është drejtësia. Drejtësia italiane heton për 5 vite deri të kapesh për krimin që po bën. Ndërsa këtu të fusin brenda, të harrojnë atje dhe të thonë hajt se do gjejmë ndonjë gjë për ty. 

Adi Krasta: Në rastin e ngjarjes së z.Gëllçi, ka qenë një personazh i rëndësishëm, ka bërë një zhurmë, sidomos në qarqet tona. është hera e dytë që dëgjoj Ramën që thotë se nuk kam dijeni për një ngjarje të tillë. Por lidhjet e Ramës me Gëllçin janë shumë të forta. Nëse nuk di gjë është njeri pa empati, pa emocion, nëse di gjë dhe thotë nuk di gjë, mendoj se nuk e ndihmon kauzën fare. 
Ylli Manjani
: Njeriu që di çdo gjë është kryeministri. Njeriu që di ccdo që edhe s’duhet ta dijë është Edi Rama. Të mos kemi asnjë iluzion, i plas mëlçia atij nqs nuk e merr vesh. Mendon se bën PR duke fshehur një këtë. Unë merrem me sistemin, sistemi penal. Në çdo ditë nga 6 mijë persona që kemi në burgje, më shumë se gjysma janë të paraburgosiur, janë pa një vendim përfundimtar në burg. Shteti ka 1 mijë e një mekanizma të tjerë, ka gjoba, a dënime alternative, ka pafund. është me efektive t’i thuash 30 ditë burg, se sa ta kërcënosh me 5 vite burg, sepse ai 30 ditëshi të dhemb shumë. Plus ka shumë vepra të tjera. Një të pasuri merri pasurinë jo ta futësh në burg. I ka bërë dëm shoqërisë, dëmi është pasuria.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here