Yuri Kim mesazh Ramës: Mjaft me lojëra, ngrini tani Kushtetuesen, jo kur të vijnë zgjedhje

0
151

Ambasadorja e SHBA në Tiranë, duket se është e vendosur që të ngrejë brenda vitit në Shqipëri, Gjykatën Kushtetuese.
Me një mesazh në faqen e Facebook të ambasadës së SHBA, ambasadorja Yuri Kim këmbëngul që ta ndalen lojërat me Gjykatën Kushtetuese.
Ajo thotë se nuk mund të priten zgjedhjet e ardhshme që të ngrihet një Gjykatë Kushtetuese.
‘Unë nuk mendoj se njerëzit duhet të presin deri zgjedhjet e ardhshme për të pasur një Gjykatë Kushtetuese.
Ata nuk duhet të presin derisa BE të marrë një vendim, për të pasur sundim të ligjit.
Ata e duan tani. Ata e donin një vit më parë. Ata e donin katër vjet më parë. Ata e donin 30 vjet më parë. Ka ardhur koha. Ka ardhur koha. Mjaft me lojëra”, shkruhet në mesazhin e ambasadores Yuri Kim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here