Yuri Kim: SHBA në Shqipëri ka 3 prioritete, qeveria t’i japë përparësi klimës së biznesit

0
147

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, tha nga asambleja e Dhomës Amerikane se SHBA ka 3 prioritete, demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin.

Gjatë fjalës së saj në ceremoninë e mbajtur nga Dhoma e Tregtisë, Kim u shpreh se qeveria t’i japë përparësi klimës së biznesit. Sakaq, për ambasadoren e ardhmja e Shqipërisë do të jetë më e ndritur.

“Prioritet tona janë mbrojtja, biznesi dhe demokracinë. Të gjithë jemi përqendruar prej kohësh në demokracinë dhe mbrojtjen. Jam e kënaqur që po udhëheq ambasadën në një shtysë për të ngritur ekonominë tonë në një nivel.

Shumë mund të përfitohet nga Shqipëria, ekonomi në rritje, qasje në më shumë produkte dhe më shumë mundësi për rininë shqiptare, pikërisht këtu në Shqipëri. Para një viti nënshkruam një memorandum dypalësh për ekonominë. Ne pamë rezultate. Dy javë më parë kemi parë Skavicën, vendin që Shqipëria do të ndërtojë hidrocentralin.

Ky projekt shoqërohet nga një në Vlorë, që është një shembull tjetër i fortë dhe nëse ka sukses do të jetë projekti më i madh në Shqipëri i bërë nga një kompani amerikane. Mbetet ende shumë punë për të bërë. Ne i bëjmë thirrje qeverisë shqiptare që t’i japë përparësi klimës së biznesit. Reforma në drejtësi duhet çuar deri në fund, e konkurrenca e ndershme duhet të jetë parësore që të gjithë investitorët të luajnë me të njëjtat rregulla të drejta dhe transparence.

Jam e kënaqur që kryeministri e ka parë këtë si mundësi për të përmirësuar klimën e biznesit. Gjatë 30 viteve të fundit kemi bërë rrugë të gjatë, por kur shohim atë që ka ndodhur them se e ardhmja do të jetë më e ndritur”, u shpreh Kim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here