VIDEO/Zamira e Bashkisë zihet ngushtë, nuk jep spegime ndaj kërkesave të këshilltarëve demokratë

Kryetarja e Bashkisë së Gjirokastrës Zamira Rami, ka refuzuar sot në mënyrë permanente, t’i përgjigjej interesimit të këshilltarëve demokratë, rreth numrit të punonjësve të aparatit të Bashkisë dhe agjencive që varen prej saj. Këshlltari demokrat Dasho Aliko gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës, ka kërkuar sqarime të detajuara ashtu sic e përcakton ligji, nga kreu i Bashkisë, për numrin e punonjësve për këtë vit, por është përballur me mungesë informacioni nga ana e Ramit e cila ka refuzuar të japë spegime ndonëse kërkesa ka qenë legjitime. Në videon e shfaqur, tregohet debati mes saj dhe këshilltarit demokrat Dasho Aliko ndërkohë që për këshilltarët e tjerë të pranishëm, arroganca karakteristike e Ramit, nuk është risi, por një standart i vendosur prej dy vitesh dhe që do zgjasë po kaq.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment