Zamira Rami, i prish ëndrrën Golemit, nuk do jesh kryebashkiak në 30 qershor

0
174

As në Bashkinë e Gjirokastrës, nuk do të ketë zgjedhje më 30 qershor. Kjo është konfirmuar nga vetë shkresa e dërguar KQZ në kryeqytet, nga ana e kryebashkiakes gjirokastrite Zamira Rami për të cliruar ambjentet e KZAZ Bashkia Gjirokastrës dhe njëkohësisht edhe ndalimin e ekspozimit të listave të votuesve në qendrat e votimit.

Stafi i Rilindjes në Gjirokastër, është vënë në alarm për këtë vendim nga ana e Bashkisë së Gjirokastrës që mesa duket i ka prishur ëndërrën disavjecare Flamur Golemit, për të qenë kandidat për kryetar bashkie.

Golemi i “ra” bingo pasi nuk kishte përballë kandidat dhe kësisoj ëndërronte të zgjidhej kryebashkiak në 30 qershor dhe për rrjedhojë të merrte në dorë frenat e pushtetit vendor. Mirëpo ambicia e tij i’u vu fre nga presidenti i Republikës Ilir Meta i cili me një dekret anuloi datën e zgjedhjeve për shkak të mungesës së alternativave të tjera politike që nuk hyrën në konkurrim për arsyet që dihen.

Nuk dihet nëse Flamur Golemi do vijojë të bëjë fushatë nëpër Gjirokastër, ndërkohë që është e sigurtë që në 30 qershor ai, nuk do zgjidhet dot kryetar Bashkie i Gjirokastrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here