Zamirën nuk e afrojnë as për selfie në LSI

0
548

Një foto e postuar nga krerët lokalë të LSI Krenar Kulla dhe Edlir Sinojmeri shoqëruar me slloganin “drejt fitores” ngjall energji tek anëtarët e kësaj force politike, ku arma më e fortë për ta, është rinia dhe oferta e punëdhënies për këdo që është pjesë përbërëse e saj. Në foto bie në sy një mungesë mjaft e “vyer”, një potencial intelektual, një “urragan” mendimtarie, një drejtuese “shembull” sic është vetëm AJO. Nuk qënkërka Zamira e Bashkisë. Zamira e Bashkisë, ka kohë që nuk figuron më në defterin e LSI dhe kjo për shkaqet që dihen jo nga anëtarësia e LSI, por nga gjithë opinioni i gjerë publik në Gjirokastër e tej saj. Zamira as nuk afrohet tek selia e LSI në Gjirokastër sepse ndihet e kompleksuar nga prezenca e kryetarit të LSI rrethi Gjirokastër Krenar Kulla dhe me kryetarin e LSI Bashkia Gjirokastër Edlir Sinojmeri, të cilët gëzojnë mbështetje tek anëtarësia e LSI apo dhe në opinionin publik si njerëz me potenciale humane dhe intelektuale. Zamirës së Bashkisë, i ka ngelur besnik vetëm “njeriu me shenjë” laj-thaj deri edhe 2 vjet. Zamira e Bashkisë nuk është më pjesë e forumeve qëndrore pasi nuk u votua në kryesinë e LSI në konventën që u mbajt pak muaj më parë. Janë këto arsyet pse Zamirën e kanë bërë “hajt” edhe nga selfiet e tyre anëtarësia e LSI.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here