Zbardhet raporti- Bizneset denoncojnë korrupsionin e inspektorëve të punës

Bizneset akuzojnë inspektorët e Inspektoriatit të Punës për sjellje korruptive gjatë procesit të inspektimit. Rezultatet mbi vrojtimin e organizuar online nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes pranë bizneseve, mbi qasjen e tyre rreth Inspektoratit të Punës, tregojnë se inspektorët janë të prirur të vendosin gjoba apo të kryejnë pezullime në 56.5% të rasteve të përfshira në këtë vrojtim.

Po ashtu, rezulton se bizneset janë ankuar për masat e vëna ndaj tyre në 45.7% të rasteve. Sakaq, pyetjes nëse inspektorët kanë kërkuar ryshfet në këmbim të mosmbajtjes së dokumentacionit, 77 përqind e bizneseve i janë përgjigjur me “jo”, dhe 33 përqind të tjerë me “po”.

Këto akte korruptive duket se nuk kanë kaluar në heshtje për një pjesë të mirë të bizneseve, megjithatë jo të gjithë janë ndarë të kënaqur nga rezultati. Kështu, rezulton se pyetjes nëse kanë bërë denoncim të akteve korruptive, shumica e bizneseve të pyetura, që rezultojnë 38 përqind, i janë përgjigjur me alternativën “tjetër”, 23 përqind “nuk ia vlen”, 22 përqind “rezultat pozitiv” dhe 17 përqind “pa rezultat”, shkruan gazeta Sot.

Ndërkaq, në lidhje me riorganizimin e inspektorateve, 72 përqind e bizneseve mendojnë se është shumë i nevojshëm. Bizneset kanë ankesa edhe përsa i përket procesit të inspektimit. Sipas opinionit të bizneseve, 40.5 përqind mendojnë se duhet të jetë i bazuar në rrezikun që paraqet biznesi, 26.3 përqind mendojnë se duhet të jetë kur ka një sinjalizim për parregullsi dhe 21 përqind mendojnë se kur konstatohet dëm ndaj njerëzve apo bizneseve.

Bizneset pohojnë se aktualisht, 69.2 përqind të rasteve, bizneset nuk marrin njoftim paraprak nga inspektoriatet për kryerjen e inspektimit, në 66.8 përqind inspektorët janë të pajisur me autorizimin përkatës, ndërkohë që inspektorët që vizitojnë bizneset nuk njihen prej tyre në 84.7% të rasteve.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment