Zbulimi i varrit masiv te komunizmit/ Ministria e Kultures: Eshte i mesjetes

0
161

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, ka reaguar pas zbulimit të varrit masiv në Përmet, ku ka hedhur poshtë pretendimin se i përket viktimave të diktaturës komuniste.

Reagimi i Margaritit:

Një varrezë mesjetare zbulohet në Përmet!

Gjatë monitorimit të punimeve për zbatimin e projektit Task 5, “Për zhvillimin e integruar urban dhe turistik Berat- Përmet”, dolën në dritë disa varre.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore, Gjirokastër ndërmori menjëherë pezullimin e punimeve, dhe në datën 07.07.2021 specialistët tanë realizuan inspektimin dhe vlerësimin e gjetjeve arkeologjike në terren.

Nga rezultatet paraprake mendohet se kemi të bëjmë me një varrezë të periudhës mesjetare.

Në mbledhjen e djeshme të Këshilit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale u diskutua dhe u përcaktua kryerja e gërmimit arkeologjik të shpëtimit nga ana e Institutit Kombëtar të Trashëgimisë, për varrezën e identifikuar.

Rezultatet e gërmimit arkeologjik të shpëtimit, do të paraqiten për shqyrtim në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Kombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here