Zbulohet kanabis në fshatin Vasjar, kryeplaku dërgohet për ndjekje penale, emri

0
194

Kanabisi nuk ka të ndalur në Tepelenë.

Rasti më i fundit shënohet mesditën e sotme kur Policia e Tepelenës në bashkëpunim me forcat e Drejtorisë Vendore të Policisë së Gjirokastrës, zbuluan dy parcela me kanabis sativa në fshatin Vasjar. Parcelat kanë qenë të mbjella në afërsi të përroit të fshatit cka u zbulua menjëherë nga efektivët gjatë patrullimit në terren.

Për pasojë i janë dërguar materialet Prokurorisë së Gjirokastrës në ngarkim të kryetarit të fshatit Vasjar Bedri Llanaj i cili sipas ligjit, duhet të raportonte në polici, për hapësirën e mbjellë me kanabis.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here