Zbuten masat kundër Covid-19 për këtë kategori

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se do të fillojë puna në kantierët e ndërtimit në zonat rurale të Elbasanit Lushnjës, Shkodrës, Konispolit, Fierit, por me një kusht të vetëm.
Një ditë pasi lajmëroi se po përgatiten disa lehtësime të lëvizjes , kreu i qeverisë bëri me dije se do të fillojë puna në kantieret e sipër përmendur por me kushtin që të garantohet rregulli i distancës së sigurisë për punonjësit.
Në një njoftim në Instagram, ai bën me dije se do të vijojmë të mbrohemi fort për të siguruar rrugët e frymëmarrjes në muajt e ardhshëm.
KANTIERET RIFILLOJNË ME PIKATORE NË ZONAT RURALE TË ELBASANIT, LUSHNJËS, SHKODRËS, KONISPOL, BORSH, FUSHË-KRUJË, FIER, DUKE GARANTUAR RREGULLIN E DISTANCËS SË SIGURTË PËR PUNONJËSIT
EKONOMIA E LUFTËS DO TË VIHET ME HAPA SHUMË TË MATUR NË LËVIZJE, PËR TË GARANTUAR SA MË SHUMË VENDE PUNE NËN BOMBARDIM DHE FRYMËMARRJEN JETIKE NË SHTËPINË TONË TË PËRBASHKËT
DO TË VAZHDOJMË TË MBROHEMI SHUMË FORT, DUKE ORGANIZUAR KUNDËRSULME NË PIKA NEVRALGJIKE PËR TË SIGURUAR RRUGËT E FRYMËMARRJES NË MUAJT E ARDHSHËM
DURIM DHE BESIM, SI NJË TRUP I VETËM.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment