Gjirokastër/ Zero investime nga bashkia, gropat shfaqen në qendër të qytetit

0
182

Gropat e hapura në qendër të qytetit të Gjirokastrës janë dëshmi e një mungese konkrete investimi në infrastrukturë. Veç propagandës rilindase nga mëngjesi deri në darkë rrugët e amortizuara ja përplasin të vërtetën bashkisë Gjirokastër se si ka dështuar në punën e saj gjatë kësaj kohe.
Në çdo lagje është e njëjta gjendje. Banorët ankohen por ankesat humbasin rrugës pasi arroganca e një pushteti nuk mund ti dëgjojë.
Edhe në qendër të qytetit në lagjen 18 shtatori gropat “përshëndesin” kalimtarët veç kësaj shoqërohen dhe me pllakat jo ato tektonike por ato të trotuarit që lëvizin duke shkaktuar ” tërmet” për këdo që shkel pa e patur mendjen tek ato.
Qytetarët thonë se duhet të bëhet më shumë punë pasi ata paguajnë taksa por shërbimet janë të çala duke shkaktuar probleme edhe më të mëdha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here