Zgjedhjet 2017/Gjirokastra me 5 deputetë

Në zgjedhjet 2017 do të ketë një hartë të re elektorale. Më shumë deputetë do të ketë Qarku i Tiranës e Durrësit dhe më pak qarqet e Korçës, Beratit e Kukësit, ndërkohë që Gjirokastra nuk preket. Lëvizjet e popullsisë dhe lindshmëria foshnjore janë arsyet që do të ndryshojnë hartën e mandateve të deputetëve në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Në bazë të përllogaritjes së bërë duke iu referuar numrit të popullisë së dhe formulës së përllogaritjes së mandateve pritet në Qarkun e Beratit të Kukësit dhe të Korçës të ketë përkatësisht nga një mandat deputeti më pak, mandate këto, që kalojnë 2 për Qarkun e Tiranës dhe 1 për Qarkun e Durrësit. Në bazë të një përllogaritje që ka bërë komisioni i posaçëm i reformës zgjedhore rezulton se ka ulje të numrit të popullsisë në qarkun e Kukësit dhe pritet që këtij qarku ti hiqet 1 mandat dhe nga 4, të zbresë në 3, edhe Qarku i Beratit do të ketë të njëjtin fat duke zbritur numri i mandateve nga 8 në 7 e po ashtu Korça nga 12 në 11.Këto tre mandate deputetësh pritet të kalojnë në dy qarqet më të mëdha në atë të Tiranës 2 mandate më shume duke u bërë nga 32 në 34 dhe atë të Durrësit që bëhet 14 nga 13 që ishte në zgjedhjet e fundit parlamentare të 2013. Ndërkohë që Gjirokastra, do të ngelet e paprekur me 5 deputetë të plotë pasi ka një popullsi prej 151.665 ku në kufijtë e 5 mijë zgjedhësve, zgjidhet një deputet. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, PS fitoi 3 mandate deputetësh, LSI 1, dhe PD 1. Ndërkaq votat u shpërndanë si më poshtë:

Aleanca për Shqipërinë Europiane

PS   25148

LSI 11534

PBDNJ 1872

Total të majtët 37 parti=40.649vota

 

Aleanca për Punësim Mirëqënie dhe Integrim

PD   13509

PR  2642

PDIU 196

Total të djathtet 25 parti=18.125 vota

 

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment