Zgjerimi i Greqisë në detin Jon/ Policia përplas në tokë Sazan Gurin, Shoqëron 6 Protestues

0
153

Shoqata e ambientalistëve së bashku me disa anëtarë të shoqërisë civile kanë zhvilluar pasditen e sotme një protestë në kryeqytet, për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në hapësirën detare shqiptare.
Tubimi u zhvillua rreth orës 18:00, ndërsa protestuesit, mes të cilëve edhe ambientalisti Sazan Guri kërkuan transparencë nga qeveria për zgjerimin e Greqisë në Jon me 12 milje.
Kauza e protestës së tyre ishte mungesa e transparencës në lidhe me negociatat dypalëshe për çështjen e detit mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Pak pasi ambientalistët nisën protestën e tyre ata u shoqëruan me dhunë nga ana e Policisë së Shtetit, 6 prej tyre përfunduan në komisariat. Policia i ka shoqëruar, pasi grumbullimet nuk lejohen për shkak të pandemisë.
Sazan Guri ka kërkuar nga qeveria transparencë në këtë proces, ndërkohë që ka shtuar se kjo çështje duhet të diskutohet nga të gjitha palët shqiptare.
Policia e ka shtyrë dhe e ka rrëzuar në tokë ndërkohë që në video e regjistruara nga vetë protestuesit, dëgjohet një person që i kërkon policisë të mos e prekë pasi ai është i sëmurë nga zemra.
“Duam të dimë nga qeveria shqiptare se çfarë është duke negociuar? Si i ke zbatuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese në qershor të 2010?
Që me rezultatin 8-0 nulifikojë gjeografë të qeverive të mëparshme, ose zeroi çdo paudhësi të qeverive të mëparshme.
Nga 2010 e sot ka fryrë një erë e re. Nuk vijmë këtu për t’ju hakërryer qeverisë shqiptare, as për të shitur dëngla se kush jemi, por për ti thënë që sot qytetarët shqiptarë nga tryezat shkencore që kanë bërë, kanë doktrinën dhe aftësinë që të ndihmojnë.
Pse në Hagë dhe jo në Hamburg? Haga nuk ka kthim mbrapa, ndërsa Hamburgu të jep mundësinë të diskutosh.
Megjithatë pse në Hagë dhe jo në Gjykatën Kushtetuese të vendit tonë?
Më pas do të pyesim pse në Gjykatë Kushtetuese, kur më parë duhej të diskutohej në Parlament, duhet të mos anashkalosh presidentit, duhet të merrje në diskutim opozitën, sepse sado I gjatë të jetë kryeministri ynë, e besojmë që nuk është hajdut se hajdut 2 metra nuk ka.
Në këtë kushte po i kërkojmë kryeministrit që të dëgjojë profesorët detarë“, ka thënë Guri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here