Zgjidhen tre anëtarë të rinj të Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Ditën e sotme është zhvilluar Mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve e shpallur nga Prokurori i Përgjithshëm për zgjedhjen e anëtarëve prokurorë në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Bëhet e ditur se, sipas listës emërore të nënshkruar në mbledhje, morën pjesë 209 prokurorë të të gjitha niveleve.

Nga votimi për kandidatin prokuror të Prokurorisë së Përgjithshme komisioni shpalli fitues kandidatin Sokol Stojani, i cili ka marë195 vota, 14 vota ishin të pavlefshme.

Nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të Apelit komisioni shpalli fitues kandidatin Ludovik Dodaj i cili ka marrë 192 vota, 17 vota ishin të pavlefshme.

Kurse, nga votimi për kandidatin prokuror të prokurorive të shkallëve të para rezultoi se kandidati Zeqir Hoda ka marrë numrin me të lartë të votave dhe shpallet fitues sipas renditjes së mëposhtme:

– Zeqir Hoda 150 vota

-Deniona Katro 48 vota

-Elona Alvora 6 vota

5  vota u shpallën të pavlefshme.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment