Zhgënjehet Rama/Merkel nuk i jep Shqipërisë premtimin për negociatat e anëtarësimit me BE

As këtë herë Merkel nuk i jep Shqipërisë premtimin për negociatat e anëtarësimit me BE. Me këtë titull agjensia e lajmeve Reuters në gjuhën gjermane ka qenë e para që ka botuar lajmin pas takimit Rama – Merkel.

Berlin ( Reuters): Kancelarja fedrale Angela Merkel nuk i dha ende premtim Shqipërisë për çeljen e negociatave me BE.

Pasi Komisioni Europian me 17 prill rekomandoi fillimin e negociatave me vendin e Ballkanit Perëndimor është samiti i BE në qershor që do të vendosë, tha Merkel, para nje bisede me Kryeministrin shqiptar Edi Rama në Berlin.

Që të fillojnë negociatat ka një seri parakushtesh, theksoi Merkel.

Ajo lavdëroi Shqipërinë që kishte avancuar me disa reforma si verifikimi i gjyqtarëve e prokurorëve.

Por në sfond janë lufta kundër krimit të organizuar e kundër korrupsionit.

Në javët e ardhshme do të kemi mendimin përfundimtar nëse duhen bërë edhe disa gjëra apo nëse progresi është i mjaftueshëm“, tha Merkel. Kancelarja theksoi qëndrimin e përgjithshëm se të tëra shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë perspektivën e anëtarësimit në BE.

Më herët Kryeministri shqiptar kishte paralajmëruar që BE nuk duhet të zhgënjejë popullsinë në vendin  e tij.

Një fund i perspektivës së BE mund të shkatojë zhvillime të këqija , jo vetëm një radikalizim të Muslimanëve“, tha ai.

https://de.reuters.com/article/eu-albanien-merkel-idDEKBN1HW20D

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment