Zjarrëvënia në Tepelenë, reagon PD

Partia Demokratike ka reaguar pas djegies së makinës së ish-kryetarit të degës në Tepelenë, Xhafer Meçe, aktualisht anëtar i Këshillit Bashkiak dhe avokat.

PD dënon aktin, ndërsa i kërkon policisë dhe prokurorisë që të zbardhin ngjarjen dhe të arrestojnë autorin. Partia Demokratike dënon me forcë aktin kriminal të zjarrvënies së qëllimshme të automjetit personal të këshilltarit të Partisë Demokratike në Këshillin Bashkiak të Tepelenës, Xhafer Meçe.

Ne i bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë të zbardhin pa vonesë ngjarjen dhe të arrestojnë e vendosin para ligjit autorët dhe porositësit e këtij akti të shëmtuar kriminal. Partia Demokratike shpreh solidaritetin dhe mbështetjen e plotë për këshilltarin tonë në Bashkinë e Tepelenës Xhafer Meçe dhe familjarët e tij-thueht në deklaratën e PD.

 

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment