Zorronguli si sindromë e sotme !

0
232

Nga Florijan Hysi

Zorronguli është një epitet i shndërruar së fundmi në sindromë! I ngjitet një injoranti të guximshëm, pa mendim individual. Një personi që shërben si papagall për retorikën e dëgjuar prej të tjerëve, por nuk është i aftë që të sqarojë atë ç’ka riprodhon!

Rastin më tipik të zorrongulizmit e hasim që herët, që në shkollën fillore ose tetëvjeçare, kryesisht tek ata nxënës që i mësojnë mësimet përmendësh dhe nuk dinë të logjikojnë mbi atë çfarë thonë. Disa prej atyre, që në fillore i mbani mend si ajo larva qe donte te behej flutur , por që ngeli vemie dhe me kalimin e viteve edhe në pjekuri , akoma dhe më shumë është përkeqësuar. Pikërisht mbi këtë kategori duhet hedhur më shumë dritë, pasi mikrobi i saj është ndër ata mikrobe që ngjiten ngado…!

Zorronguli, nuk ka pse të jetë i majte apo i djathte . Nuk ka ngjyre…! Pra me të tjera fjalë, zorrongulizmi, nuk është një sindromë që i vë në balancë bindjet. Kultura politike, e zorrongulit është tejet e ndërlikuar edhe për natyra më serioze individësh..!

Një ndër parimet e zorrongulit, që shndërrohet në epidemi permanente, është virusi që ai lë. Zorrongullëku pllenohet duke u shtirrur sikur është vlerë edhe pse është më patetikja e sjelljeve dhe më e ulëta e vetive…!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here