Zv ministrja e jashtme Artemisa Dralo, merr pjesë në Konferencën VI Ndërkombëtare për Studimet Europiane

0
135

Zv ministrja e jashtme Artemisa Dralo ka marrë pjesë në Konferencën VI Ndërkombëtare për Studimet Europiane e organizuar një ditë më parë në Hotel Sheraton në kryeqytet.

Zonja Dralo ka qenë e pranishme në këtë konferencë të organizuar nga Universiteti EPOKA në Tiranë si përfaqësuese e qeverisë shqiptare dhe e Ministrisë për Europë dhe Punëve të Jashtme.

Tema që u diskutua në këtë konferencë ndërkombëtare, ka pasur të bëjë me qeverisjen lokale, rajonale dhe globale. Zv ministrja e jashtme Artemisa Dralo, në fjalën përshëndetëse, ka vlerësuar konferencën e organizuar dhe temat që ishin pjesë e diskutimeve.

Zonja Dralo kohët e fundit ka zhvilluar takime me mjaft përfaqësues të diplomacive perëndimore përfshirë këtu ministrin e jashtëm italian Alfano dhe atë grek Kotzias.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here