1.2 ton kokainë/ Hetime edhe në Europë, kërkohen trafikantët e tjerë

0
160

Një ditë pas zbulimit dhe sekuestrimit të 1.2 ton kokainë të pastër në një shtëpi në Agrinjio të Greqisë, operacioni antidrogë është shtrirë në një vend europian.

Burime të policisë shqiptare, pjesë e këtij aksioni ndërkombëtar, pohuan se bëhet fjalë për identifikimin dhe arrestimin e pjestarëve të tjerë të organizatës kriminale që drejtohej nga shqiptarët.

Në një deklaratë për shtyp policia e shtetit nënvizoi se operacioni është në vijim dhe se agjentët po bashkëpunojnë me kolegët në vendet e tejra të Unuionit, përmes hetimeve proaktive.

Dyshohet se grupi i goditur një ditë më parë ka një bazë të fuqishme në Spanjë, por edhe me shtrirje në vende të tjera të Europës.

Në krye të organizatës që ka fituar më shumë se 50 milionë eueo, besohet se qëndronte Sandër Pema, një emër i njohur për policinë greke, i arrestuar disa herë për trafik narkotikësh. Bashkë me të u prangosën edhe Arbër Përdeda, Ergon Tusi, Erlin Zotaj, Lek Doda dhe Maksim Preçi. Po ashtu u arrestuan edhe tre shtetas grekë dhe një maroken.

Ata kishin marrë me qira një banesë në Agrinjio ku kishin fshehur sasinë e madhe të kokainës. Lënda narkotike vinte nga Karaibet dhe kishte destinacion tregun grek, atë europian si dhe disa vende të Veriut të Afrikës.

Operacioni i zhvilluar të shtunën në bashkëpunim me DEAN amerikanë, policinë shqiptare dhe atë spanjolle, është një ndër më të mëdhejnjtë i organizuar nga autoritetet greke.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here