1/3 e maturantëve kërkojnë të ikin jashtë Shqipërisë

0
125

Pothuajse çdo vit, 1/3 e nxënësve që mbarojnë Maturën kërkojnë të largohen jashtë Shqipërisë. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Arsimit, vjet gjatë plotësimit të formularit A1/A1Z, afro 11400 nxënës kanë zgjedhur opsionin se do të aplikojnë për studime jashtë vendit, dhe vetëm 3 mijë prej tyre kanë mundur të ikin jashtë duke legalizuar dokumentet.

Sipas specialistëve, kjo kërkesë e lartë e nxënësve për të studiuar lartë ndodh për disa arsye. “Arsyeja kryesore pse maturantët ikin është për një shkollim më të mirë, më cilësor sidomos kur flasim për lëndë që janë të lidhura ngushtë me praktikat mësimore. 3, për paga më të mira, pozicione pune më të larta dhe mundësi punësimi. Pasi kjo kategori në Shqipëri mbaron fakultetin dhe përfundojnë pa punë. E shikojnë si mundësi shpëtimi për të gjetur punë në profesionin e tyre”, thotë ekspertja Irida Sina.Sipas ekspertëve të arsimit, edhe pse po ndiqen politika mbështetëse për mos ikjen e “trurit” jashtë, duhet një angazhim më i madh.“U bë viti i tretë që si Ministria e Arsimit, si qeveria, të integrojnë politika për t’i motivuar studentët të mos ikin jashtë. Për herë të parë ne patëm atë që u punësuan studentë nga fondet e ekselencës, ku një pjesë bëri praktika në institucione shtetërore dhe një pjesë u punësua. Një nismë e dytë është që të njihen diplomat tona edhe në vendet e tjera që të bëjmë edhe shkëmbime, edhe pagat në vendin tonë duhet të rishihen edhe pse është ngritur paga minimale”.

Ikja e nxënësve të arsimit parauniversitar po reflektohet edhe me mungesën e studentëve në disa degë të fakultetit duke rrezikuar zhdukjen e disa programeve studimi.

Shkruaj nje koment