1 jave pas zgjedhjeve , Shqiperia heq karantinen per emigrantet

Pas vendimit për karantinë pak ditë para zgjedhjeve, Komiteti Teknik ka hequr kufizimet për emigrantët nga Greqia dhe Maqedonia e Veriut.

Ky kufizim, që nga mesnata e 3 majit do të hiqet. Kështu, të gjithë emigrantët e Greqisë dhe RMV-së do të munden të hyjnë dhe të qendrojnë pa pengesë në vendin tonë.

Në kohën e vendosjes së karantinës, Komiteti Teknik i Ekspertëve e arsyetoi kufizimin si një masë parandaluese ndaj shtimit të rasteve të reja me Covid-19 në vendin tonë. Megjithatë, nëse do të shohim rastet e reja të raportuara nga këto dy vende fqinje nuk tregohet një rënie në kurbën epidemiologjike. Përkundrazi, para një dite Greqia ka shënuar 1,389 raste të reja, ndërsa Maqedonia e Veriut 104 raste ditore.

SHPËRNDAJE

Shkruaj nje koment