1 vit nga ndarja Basha-Berisha/ Bejko: Shpallja non-grata e ka penalizuar PD, Berisha e ka marrë peng partinë me puç institucional

0
66

Si sot një vit më parë Lulzim Basha shpalli ndarjen e Partisë Demokratike nga Sali Berisha.

Lidhur me pasojat e këtij vendimi dhe situatën aktuale të opozitës përmes skype në edicionin e lajmeve në MCN tv,  ish-sekretari për pushtetin vendor në PD, Roland Bejko, thotë se vendimi i SHBA për non-gratën e Berishës, e ka paralizuar PD-në.

Sipas tij, Berisha nuk ka asnjë shans të jetë kryeministri i ardhshëm i shqiptarëve, porse ai e ka marrë peng PD.

Objekti i diskutimit është fakti që Berisha është non-grata. Drejtësisë apo edhe kujtdo të interesuar i takon që të vërtetojë akuzat për të cilat është shpallur non-grata. Tani kjo e ka penalizuar PD sepse dihet që nuk është  e mirë që të ketë kryetarin e vet të refuzuar nga SHBA, Britania, apo edhe pothuajse nga e gjithë perëndimi dhe të jetë pretendent për kryeministër.

Por në këtë rast mendoj se z.Berisha, nuk ka asnjë shans të jetë kryeministër i ardhshëm i shqiptarëve, dhe në këto kushte e konsideroj se ajo pjesë e PD-së që është nën hyqmin e tij, është marrë peng prej tij.

Bejko është i mendimit se vendimi i Gjykatës së Apelit do të zgjidhë të paktën formalisht kush do të përfaqësojë logon e Partisë.

Pritet vendimi i Gjykatës së Apelit që ti jap formën e prerë se kush do të jetë drejtuesi legjitim ose legal i PD-së, sepse për ,mendimin tim Berisha e mori PD me një puç institucional, e mori duke përdorur dhunën ndaj demokratëve, me mjete fizike, por edhe dhunë verbale që për një vit ka vazhduar dhe po vazhdon të ushtrojë ndaj të gjithë kundërshtarëve të tij që nuk e pranojnë atë si kryetar.

Teksa opozita ka paralajmëruar protesta në shtator, Roland Bejko, thotë se nuk do tu bashkëngjitet atyre, porse treshja Berisha-Rama-Meta, mbajnë njëri-tjetrin në pushtet.

Berisha, Meta e Rama janë bashkë, sepse secili mban tjetrin dhe koha do ta vërtetojë këtë që në rastëse largohet Berisha nga ajo pjesë e PD-së që ka marrë peng, atë ditë do të filloj edhe numërimi mbrapsht për Edi Ramën.

Gjithsecili prej tyre është i interesuar të jetë në politikë, sidomos Rama e do shumë të jetë Berisha e Meta e gjithë kasta e vjetër, sepse ata ja paraqet shqiptarëve si gogol, ndërkombëtarët natyrisht i kanë refuzuar nuk i duan, dhe me këtë Rama mendohet tu ofrohet shqiptarëve si e keqja më e vogël.

Berisha e ndau partinë në dy pjesë, sot nuk ka GR me vete, pretendon se është kryetar i PD me një vendim që nuk është i Shkallës së parë. Në raste se është i formës së prerë, natyrisht se shteti ka edhe forma të tjera që të bën ta zbatosh vendimin e Gjykatës, siç është edhe Përmbarimi.

Shkruaj nje koment