10 ditë mbyllur në shtëpi, nuk lejohet të dalë/Gjirokastriti denoncon vonesën e rezultatit të tamponit

0
137

Në rubrikën “Ti denoncon” në @jugunews.net ka mbërritur një tjetër ankesë për sa i përket vonesës së rezultateve të tamponit . Sipas qytetarit nga Gjirokastra, ka 10 ditë që ka bërë tamponin por ende nuk ka një përgjigje nëse është pozitiv apo negativ ndërsa i është ndaluar dalja nga banesa. I shqetësuar për gjendjen e tij ekonomike ai thotë se nuk ka ku të gjejë një zgjidhje për këtë problem ndërsa kalon ditët me ankth.

Denoncimi si mëposhtë

“Përshëndetje jugu news
Jam një qytetar i Gjirokastrës dhe kam 10 ditë që kam bërë tamponin dhe nuk më ka ardh asnje përgjigje nuk e dim ç’po ndodh. Nuk kemi ku te ankohemi.dua të punoj të ha bukë këta po na mbajnë mbyllur si në burg .. anonim ju lutem”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here