100 kuota shtesë për studentët që duan Mjekësinë e Përgjithshme

0
28

Ministria e Arsimit ka miratuar 100 kuota shtesë për studentët që duan Mjekësinë e Përgjithshme.

Lajmi është dhënë nga ministrja Evis Kushi teksa mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të studentëve të mjekësisë dhe të shkencave mjekësore teknike të viteve 2020 dhe 2021.

“Sot kam një lajm shumë të mirë për Universitetin e Mjekësisë. Për mjekët, për pedagogët, por edhe për maturantët që sapo janë diplomuar. Sapo kemi miratuar në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit 100 kuota shtesë në raport me vitet e kaluara për programin Mjekësi e Përgjithshme”, tha Kushi.

Më tej Ministrja Kushi shtoi se dëshira është që këta të diplomuar të vijojnë të qëndrojnë  në Shqipëri dhe se po punohet shumë që t’u krijohen atyre mundësi të mira zgjedhjeje për vijimin e mëtejshëm të studimeve dhe punësimit.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu bashkë me rektorin e Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata.

Shkruaj nje koment