107 vjetori i Policisë së Shtetit/ LLeshaj: Policia, institucioni më” i besueshëm” në Shqipëri!

0
171

Ministri Lleshaj teksa mori pjesë në 107 vjetorin e krijimit të Policisë së Shtetit, tha në fjalën e tij se sot është dita për ta drejtuar vëmendjen dhe mirënjohjen tonë tek të gjithë ata burra e gra që për më shumë se një shekull shërbyen në radhët e Policisë shqiptare .

Ministri I Brendshëm tha para të pranishmeve se Policia e Shtetit shqiptar kryeson listën e institucioneve më të vlerësuara dhe më të besueshme për publikun në Shqipëri, ndonëse sipas Lleshaj pritshmërisë publike dhe larg nivelit të mundësive dhe ambicieve, për një polici moderne në të gjitha dimensionet.
Lufta kundër krimit në tërësi dhe atij të organizuar në veçanti, është fushë-beteja kryesore për të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit.
Por cilat janë prioritetet për të rritur edhe më shumë performancën e policisë shqiptare, sipas ministrit Lleshaj?
Së pari, përmirësimin e kuadrit ligjor në funksion të një lufte më efikase kundër krimit të organizuar, me synim që policia të ketë kompetenca të mjaftueshme për sukses të plotë në këtë përballje, dhe së dyti, ngushtimin e vazhdueshëm të hapësirës së veprimit për grupet dhe rrjetet e krimit të organizuar. Si aspekti i tretë, është fuqizimi i kapaciteteve dhe modernizimi i pandërprerë i Policisë së Shtetit.
Një tjetër fushë e rëndësishme e sigurisë publike, e cila paraqet sfida dhe probleme të shumta për ne është dhe siguria rrugore, e cila gjatë vitit 2020 e në vijim do të njohë një vëmendje të dorës së parë.
Për Ministrinë e Brendshme dhe Policinë e Shtetit, viti 2020 do të jetë viti i sigurisë rrugore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here