11 vite nga protesta e dhunshme e 21 janarit, komentuesit “masakrojne” Edi Ramen

0
146
Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a joint press conference with Serbian President Aleksandar Vucic (unseen) and North Macedonian Prime Minister Zoran Zaev (unseen) after their meeting to discuss easing of customs barriers between their countries in Novi Sad, Serbia, on October 10, 2019. (Photo by OLIVER BUNIC / AFP) (Photo by OLIVER BUNIC/AFP via Getty Images)

Sot shënohen 11 vite nga protesta e 21 janarit 2011, ku humbën jetë 4 protestues, Ziver Veizi, Aleks Nika, Hekuran Dedaj dhe Faik Myrtaj.

Teksa ngjarja edhe sot mbetet e paplotë, qytetarët kanë ‘sulmuar’ kryeministrin Edi Rama duke i rikujtuar premtimet e tij për të vendosur drejtësinë në vend, për 4 viktimat e “21 Janarit”. Ishte vetë kryeministri Rama ai që ndau në Facebook një postim ku shkruante se “drejtësia vonon po nuk harron.”

Një nga komentuesit shkruan “Të erdhi dita prapë të hedhësh lule në bulevard…se drejtësi duhen edhe ca vite të demostrosh Zotrote si Kryeministër.”

Nga ana tjetër, Rama i është përgjigjur duke i thënë se “duhet ende kohë që Reforma në Drejtësi të japë të gjitha frytet e saj, sepse u be vetëm para pak vitet se po të ishte bërë që në vitet 90 do flisnim ndryshe fare sot! Drejtësia në demokraci nuk bëhet me sustë, s’jemi në vitin 1945, kemi ndërruar sistem, nuk e bën kryeministri.”

Një tjetër komentues, i rikujton Ramës se nuk mbajti fjalën duke e akuzuar direkt se “sot e kësaj dite jini bërë njësh me vrasësit e tyre. Ju po hiqni zvarë dënimin e kriminelëve. Është turp që sot del dhe kujton ata që ranë për idealet tuaja.”

Ndërsa Rama i kthehet “këto ofendime nuk kanë asnjë lidhje me faktet e me argumentat, kështu që nuk kam cfarë them fare sepse kush ofendon nuk do dialog, po do vetëm të flasë vetë e të dëgjojë vetë!”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here