12 frutat dhe perimet me më shumë pesticide

0
156

Luleshtrydhet kryesojnë sërish listën e prodhimeve me nivelin më të lartë të pesticideve, e cila përpilohet çdo vit nga  Grupi i Punës për Mjedisin (EWG).

Shkencëtarët thonë se këtë vit kanë zbuluar se më shumë se 98% të mostrave të luleshtrydheve, së bashku me spinaqin, nektarinën, qershitë dhe mollës kanë në përmbajtje të paktën 1 pesticid. Një mostër e vetme e luleshtrydheve ka 20 lloje të ndryshme pesticidesh.

Këtë vit, lista “Dirty Dozen” përfshin sërish të njëjtat 12 fruta dhe perime si lista e vitit të kaluar, me vetëm disa ndryshime në renditje.

Ja lista “Dirty Dozen” 2018 për prodhimet bimore me më shumë pesticide:

  1. Luleshtrydhet
  2. Spinaqi
  3. Nektarina
  4. Molla
  5. Rrushi
  6. Pjeshka
  7. Qershitë
  8. Dardha
  9. Domatet
  10. Selinoja
  11. Patatet
  12. Specat

 

Ndërsa 15 produktet me më pak pesticide janë:

  • Avokado
  • Misri
  • Ananasi
  • Lakra
  • Qepa
  • Bizelet e ngrira
  • Papaja
  • Shpargu
  • Mango
  • Panxharu
  • Pjepri
  • Kivi
  • Pjepri melandë
  • Lulelakra
  • Brokoli

Kjo listë është përpiluar në bazë të testimeve laboratorike të kryera nga FDA dhe Departamenti Amerikan i Programit për Testimin e Pesticideve. Në studim janë përfshirë rreth 39 mijë mostra. Testimet kanë zbuluar 230 pesticide të ndryshme të gjendura tek produktet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here