14 nëntori ,dita botërore e luftës kundër diabetit

0
161

Rreth 425 milionë njerёz nё mbarё botёn kanё diabet

Kjo epidemi globale e diabetit qё po zhvillohet, do tё ndiqet mё pas nga njё rritje e shpejtё e mbipeshёs, pёrfshirё obezitetin dhe inaktivitetin fizik.

Ø  Parashikohet qё diabeti tё bёhet shkaku i 7-të i vdekjeve në botë deri në vitin 2030

Vdekjet totale tё shkaktuara nga diabeti janë parashikuar të rriten me më shumë se 50% në 10 vitet e ardhshme.

  • Numri i njerëzve me diabet pritet të rritet në 522 milion deri në 2030
  • 3 në 4 persona me diabet jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të

Ø  Janё 2 tipe tё diabetit

Diabeti Tip 1 i cili karakterizohet nga mungesa e prodhimit të insulinës, dhe diabeti Tip 2 i cili shkaktohet nga përdorimi joefektiv i insulinës nga trupi.

  • Mbi 1 milion fëmijë dhe adoleshentë vuajnë nga diabeti tip 1.

Ø  Tipi i 3-tё i diabetit ёshtё diabeti gestacional.

Ky tip karakterizohet nga hiperglicemia, apo rritja e sheqerit në gjak, me vlera mbi normalen por mё tё ulëta se vlerat diagnostikuese tё diabetit, dhe ndodh gjatё shtatzënisё. Femrat me diabet gestational kanё një rritje të rrezikut pёr komplikacione gjatë shtatzënisë dhe në lindje. Gjithashtu, ato kanë rrezik mё tё lartё pёr tё zhvilluar diabet Tip 2 në të ardhmen.

  • Në shtatzëni 1 në 6 lindje preket nga niveli i lartë i glukozës në gjak (hiperglicemia)

Ø  Diabeti Tip 2 ёshtё mё i shpeshtё se diabeti Tip 1.

Në mbarë botën 90% e njerëzve që vuajnë nga diabeti kanë diabetin Tip 2. Nëse më parë fëmijët me diabet Tip 2 kanë qenë të rrallë, tani kemi një rritje të këtij tipi të diabetit te fëmijët në mbarë

botën, dhe në disa vende përbëjnë gati 1/2 e rasteve të reja të diagnostikuar me diabet te fëmijët dhe adoleshentët.

Ø  Sёmundjet  kardiovaskulare  janё përgjegjëse për  50%-80% të vdekjeve te njerëzit me diabet

Diabeti është bërë një nga shkaqet kryesore të sëmundshmërisё dhe vdekjeve të parakohshme në shumicën e vendeve, kryesisht nëpërmjet rritjes së rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare (SKV).

Ø  80% e vdekjeve nga diabeti ndodh nё vendet me tё ardhura tё ulta e tё mesme

Nё vendet e zhvilluara shumica e njerëzve me diabet janë mbi moshën e daljes në pension, ndërsa në vendet në zhvillim ata më të prekur janë mosha 35 -64 vjeç.

  • Diabeti ёshtё shkaku kryesor i verbёrisё, amputimit tё gjymtyrёve dhe insuficiencёs renale. Mungesa e ndёrgjegjёsimit rreth diabetit, kombinuar me aksesin e pamjaftueshёm tё shёrbimeve shëndetësore dhe barnave esenciale, mund të çojë në komplikacione të tilla si verbëri, amputim të gjymtyrëve dhe mosfunksionim tё

Ø  Diabeti tip 2 mund të parandalohet

30 minuta aktivitet fizik i moderuar për 5 ditë në javë dhe një dietë e shëndetshme mund të ulë ndjeshëm rrezikun për të zhvilluar diabet të tipit 2. Diabeti tip 1 nuk mund të parandalohet

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here