15 kushtet/ Si doli Rama bllof edhe përballë Parlamentit Europian

0
144

Një ditë më parë, në përpjekje për të zhbërë një rezolutë të Parlamentit Europian, ku i kërkohet qeverisë së Edi Ramës të plotësojë 15 kushte përpara nisjes së negociatave, kryeministri shqiptar tha se rezoluta ishte miratuar pa konsensus.
Një reagim tipik ballkanik inatçor për të mohuar diçka që e dinë të gjithë.
Por teksa gënjeshtrat e Edi Ramës po ekspozohen çdo ditë në sytë e shqiptarëve, Parlamenti Europian e nxori bllof ndërkombëtarisht.
Parlamenti Europian shpalli mbrëmë vonë rezultatet e votimeve në tërësi për vendimet e tij, ku bën pjesë dhe rezoluta për “Ballkani Perëndimor“. Një pjesë e saj lidhet drejtpërsëdrejti me Shqipërinë, ku theksohet se Shqipëria duhet të përmbushë 15 kushtet e Bashkimit Europian para konferencës ndërqeveritare dhe para fillimit të negociatave.
Rezoluta mori edhe më shumë vota, sesa kur u miratua në parim. Nga 665 vota, rezoluta kaloi me 532 vota pro, 70 vota kundra dhe 63 abstenime. Shumica prej 76% tregon një konsensus të gjerë në Parlamentin Europian për zgjerimin në Ballkan, por edhe për kushtet që duhet të përmbushë qeveria Rama përpara konferencës së parë ndërqeveritare për nisjen e bisedimeve.
Kushtet u vendosën nga Këshilli Europian me propozimin e Gjermanisë, Francës, Holandës, Danimarkës dhe Spanjës në mars të këtij viti.
15 kushtet që duhen përmbushur nga qeveria, përpara nisjes së konferencës së parë ndërqeveritare janë si më poshtë:
1- Miratimi i reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR
2- Financim transparent i partive politike dhe i fushatave elektorale, duke siguruar zbatimin e vazhdueshëm të reformës në drejtësi, përfshirë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë në konsideratë, ekspertizën ndërkombëtare, përfshirë opinionin e Komisionit të Venecias.
3- Finalizimi i ngritjes së strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
4-Forcimi më tej i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
5- Trajtimi i fenomenit të azilkërkimit të pabazë dhe riatdhesimet.
6- Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias
7- Nisja e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e kanë kaluar vetingun
8- Nisja e procedimeve penale kundër atyre që janë akuzuar për blerjen e votës.
9- Prova të vazhdueshme në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë nisjen e procedimeve kundër zyrtarëve të lartë publikë dhe politikanëve.
10- Progres i prekshëm, në lidhje me reformën në administratën publike
11- Zbatimi i reformës zgjedhore
12- Vendim final për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019.
13- Progres i mëtejshëm për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e minoriteteve.
14- Adoptimi i ligjit për censusin e popullatës në përpujthje me rekomandimet e Këshillit të Europës
15- Avancimi me procesin e regjistrimit të pronave.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here