159 viktima nga aksidentet në 2020, Urgjenca: Stop luftës së heshtur, 13 këshilla për shoferët

0
132

Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore deklaron se gjatë vitit që u mbyll edhe pse kishte një kufizim të lëvizjes për shkak të pandemisë, u regjistruan 6248 aksidente rrugore dhe 159 persona humbën jetën. Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore ka 13 këshilla për drejtuesit e makinave dhe qytetarët për të shmangur aksidentet.
POSTIM I PLOTE I QENDRËS KOMBËTARE TË URGJENCËS MJEKËSORE
Stop luftës së heshtur nga aksidentet rrugore. Gjatë vitit 2020 janë regjistruar 6248 aksidente rrugore nga të cilat fatkeqësisht kanë humbur jetën 159 persona (kodi i zi)!! Një bilanc vërtetë i lartë, edhe pse gjatë 2020 patëm periudha me kufizim lëvizje. Sipas kodit të rëndesës (kodifikimit) aksidentet i ndajmë si më poshtë:
Kodi i Zi: 159 aksidente me pasojë vdekjen.
Kodi i Kuq: 1475 aksidente me rrezikshmëri të lartë për jetën.
Kodi i Verdhë: 2951 aksidente me dëmtime, por jashtë rrezikut për jetën.
Kodi Jeshil: 1549 aksidente jashtë rrezikut për jetën.
Kodi i Bardhë: 114 aksidente pa dëmtime dhe jashtë rrezikut për jetën.
Duke shprehur shqetësimin për numrin në rritje të aksidenteve rrugore, Qendra Kombëtare e Urgjencave Mjekësore ju këshillon të drejtoni mjetin tuaj me kujdes dhe brenda normave të lejuara.
QKUM bën thirrje për ndërgjegjësim dhe tregoni kujdes në ndjekjen e disa rregullave dhe këshillave:

  1. Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor si edhe sinjalistikën vertikale dhe atë horizontale.
  2. Kontrolloni gjithmonë mjetin përpara se të niseni.
  3. Respektoni shpejtësinë e lejuar edhe nëse është e nevojshme ngadalësoni shpejtësinë.
  4. Vendosni gjithmonë rripin e sigurimit.
  5. Mos i mbani fëmijët në sendiljen përpara apo në krahë.
  6. Fëmijët i vendosni me rripat e sigurimit në sendiljet përkatëse.
  7. Nëse udhëtoni natën, sapo të keni shenjat e para të gjumit, ndaloni dhe pushoni.
  8. Mos parakaloni në zonat urbane.
  9. Nëse shikoni një makinë që ka ndaluar ose që ngadalëson shpejtësinë, duhet ta bëni edhe ju, pasi mund të ketë këmbësor duke kaluar.
  10. Qytetarë edhe nëse jeni në vijat e bardha, sigurohuni që drejtuesi i mjetit t’ju ketë parë.
  11. Ju drejtues të biçikletave dhe motorëve përdorni gjithmonë kaskat mbrojtëse si edhe sigurohuni që drejtuesi i mjetit t’ju ketë parë.
  12. Mos drejtoni automjetet nëse keni konsumuar pije alkoolike apo lëndë narkotike.
  13. Mos drejtoni automjetet nëse keni marrë ndonjë qetësues.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here