17 raste te reja dhe 3 humbje jete nga Covid 19

0
139

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën tre persona nga Covid-19 në vendin tonë.

Pas kryerjes së 2639 testimeve kanë rezultuar vetëm 17 raste të reja, si dhe janë shënuar 1107 të shëruar.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 80 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive. 

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 4 raste në Shkodër, nga 2 raste në Tiranë, Fier, Lezhë, Vlorë, Delvinë, nga 1 rast në Kurbin, Mirditë, Finiq.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 1,107 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 125,419 që nga fillimi i epidemisë. 

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 80 pacientë nga të cilët 9 pacientë janë në terapi intensive. 

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e kanë fituar 3 qytetarë: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Malësia e Madhe, 1 qytetar nga Vlora të moshave 40- 79 vjeç”, njofton ministria.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here