Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga kryeplakun e fshatit Seniçan të njësisë administrative Deçan të Këlcyrës .
Përparim Çangollari 65 vjeç , akuzohet për armëmbajtje pa leje, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, policia ka ushtruar kontroll në banesën e tij në Këlcyrë, ku ka gjetur një kallashnikov me 18 fishekë në karikator.
