2 vjetori i Katsifas, familjarët kërkojnë drejtësi

0
210

Në ndryshim nga një vit mëparë, familjarët e Konstandinos Katsifas, të riut i cili mbeti i vrarë më 28 tetor të 2018 gjatë një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA në fshatin Bularat , kanë zhvilluar një ceremoni përkujtimore private në kishën e zonës. Të vendosur për drejtësi , familjarët ende shpresojnë në krye të dy viteve , se do të gjendet fajtori i vrasjes së djalit të tyre pasi ata nuk e besojnë “vetëvrasjen” , e cila u deklarua nga autoritetet shqiptare. Kostandino Katsifas hapi zjarr ndaj policisë gjatë festës së Jo-së e cila zhvillohet çdo vit në Greqi më 28 tetor përfshirë dhe vendet minoritare sikurse është fshati Bularat , ku në fund mbeti i vrarë . Përkujtimorja e Katsifas do të zhvillohej më 28 tetor por një gjë e tillë nuk është lejuar nga autoritetet shqiptare .

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here