20 nëntori /Dita ndërkombtare e të drejtave të fëmijëve ,aktivitet në shkollën “Çajupi”

0
177

Themeluar nga Kombet e Bashkuara në vitin 1954, Dita Ndërkombtare e Fëmijëve synon të promovojë mirëqenien e fëmijëve kudo, të parandalojë çdo formë dhune apo abuzimi ndaj tyre, si dhe të inkurajojë mirëkuptimin ndërmjet fëmijëve në gjithë botën.Kjo ditë festohet çdo 20 nëntor në të gjithë vendet .

Edhe në Gjirokastër ndonëse me një organizim të zbehtë kjo ditë është kujtuar në formën e një aktiviteti ,tip koncerti në shkollën 9-vjeçare A.Z.Çajupi.Fëmijët kanë përgatitur vjersha apo kanë krijuar postera me të drejtat e tyre duke i ekspozuar për të pranishmit.

” Kam të drejtë të arsimohem.Kam të drejtë të shprehë mendimin tim”-ishin disa prej të drejtave të demonstruara nga fëmijët.

Fëmijët sot përballen me një sërë problemesh shqetësuese ku një nga më kryesoret mbetet dhuna.  Fatkeqësisht, ky fenomen është një problem serioz edhe për Shqipërinë, duke u kthyer në një rrezik që pengon zhvillimin, shëndetin, mirëqenien, të drejtat themelore, dinjitetin e fëmijëve dhe të ardhmen e tyre e të vendit.Por jo vetëm trafikimi ,braktisja e shkollave për shkak të varfërisë apo akoma dhe më shqetësuese martesat në mosha të vogla janë probleme kyç që pengojnë integrimin e një shoqërie dhe ndikojnë negativisht në formimin e saj.

Shkruaj nje koment