20 patenta të pezulluara në 48 orë në aksin e ri rrugor Kardhiq-Delvinë

0
162

20 leje drejtimi janë pezulluar gjatë 48 orëve të fundit për shpejtësi mbi 30 km/h mbi normën e lejuar, pasi shpejtësia e lejuar në aksin e ri rrugor Kardhiq-Delvinë është pjesërisht 80 km/h dhe në pjesë të tjera 60 km/h.

Gjithashtu janë vendosur 95 gjoba për qarkullim me shpejtësi; 67 masa administrative, për parakalime të gabuara; 54 masa, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit dhe 50 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit.

Njësia Operacionale e Policisë Rrugore, në bashkëpunim me Policinë Rrugore të Gjirokastrës dhe Delvinës, vijojnë monitorimin 24/7 me makinat inteligjente, radarët automatikë dhe dronët “edukues”.

Gjatë monitorimit, makinat inteligjente, dronët dhe radarët automatikë, në aksin e ri Kardhiq – Delvinë kanë konstatuar qindra shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here