20 vjecari tepelenas, thyen postbllokun policor me 33 kg kanabis

0
226

Një i ri 20 vjecar ka rrezikuar jetën e policëve teksa ka dashur të largohet me shpejtësi me mjetin e mbushur me kanabis. Ngjarja ka ndodhur në Tepelenë një ditë më parë kur Policia kishte dijeni për prezencën e 33 kg kanabis, në automjetin me targa AA375RD. Për këtë qëllim, u ngrit një postbllok me shërbimet e Komisariatit të Tepelenës dhe specialistëve të seksionin të Hetimit të Narkotikëve, në afërsi të një karburanti në të dalë të qytetit. Kur mjeti u afrua në postbllok dhe policët i kanë bërë shenjë të ndalonte, i riu 20 vjecar, ka shtuar shpejtësinë dhe ka carë postbllokun duke rrezikuar seriozisht jetën e punonjësve policorë. Menjëherë policia është vënë në ndjekje të mjetit me kanabis i cili mori drejtimin lindor në shtratin e lumit Vjosë. Pasi ka braktisur mjetin me kanabis, 20 vjecari është larguar në drejtim të paditur. Lënda narkotike e depozituar në shtatë qese plastmasi, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që u shpall në kërkim 20 vjecari me inicialet D.N.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here