2024 vjen me vajzë dhe djalë

0
79

Bebja e parë për vitin 2024 është vajzë dhe emri i saj është Sihana. Në Maternitetin “Koço Gliozheni”, vogëlushja që lindi 1 minutë pas mesnate u vizitua edhe nga ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, e cila përcolli urime për një vit të mbarë për të gjithë shqiptarët.

Pas Sihanës, në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” ka ardhur në jetë edhe Amari, pak minuta pas ndërrimit të viteve.

Për të dy fëmijët është dhënë edhe bonusi i bebes, teksa që prej vitit 2019 kur dhe nisi zbatimi i programit i bonusit të bebes kanë përfituar mbi 190 mijë fëmijë.

Shkruaj nje koment