22 Marsi, Dita e demokracisë

0
201

Partia Demokratike erdhi në fuqi më 22 mars 1992, vetëm 14 muaj nga koha kur ajo ishte themeluar. Pas afro 46 vitesh nën një tirani të paparë në histori, shqiptarët nisën betejën me diktaturën më të egër të Europës. Një betejë e vërtetë në çdo lagje të Tiranës dhe të qyteteve kryesore të vendit prodhuan një sërë ngjarjesh të rëndësishme. Shqipëria ishte i fundit vend me një regjim komunist në Europë.
Ngjarjet e mëdha që çuan në fitoren e 22 marsit

Janar – Dhjetor 1990

  • 14 janar 1990: Zhvillohet në Shkodër demonstrata e parë antikomuniste në Shqipëri. • 26 mars 1990: demonstratë masive antikomuniste në Kavajë.
    • 2 korrik 1990: Fillon hyrja masive në ambasada.  Të vetmet ambasada ku nuk pati azilantë ishin ajo kineze dhe ajo kubane. Fillojnë demonstratat antikomuniste në gjithë vendin.

  • • Korrik-nëntor 1990: Demonstrata antikomuniste zhvillohen në gjithë vendin e veçanërisht në Tiranë, Durrës, Kavajë, Shkodër, Elbasan dhe Korçë. Kërkesa kryesore e demonstruesve është hapja e Shqipërisë dhe rrëzimi i regjimit diktatorial komunist. Fillon emigrimi masiv drejt Italisë me anë të anijeve. Mbi 20.000 shqiptarë largohen me mjete ujore. Policia Kufitare vret shumë të rinj shqiptarë që po arratiseshin drejt një jete më të mirë.
    • 8 dhjetor 1990: Studentët e Universitetit të Tiranës formojnë Partinë Demokratike të Shqipërisë, e para parti opozitare pas afro 50 vitesh. Udhëheqësit kryesorë janë Sali Berisha, Azem Hajdari, Genc Pollo, Aleksandër Meksi, Eduart Selami dhe Gramoz Pashko.                                                                                                                    • 11 dhjetor 1990: Studentët takohen me Presidentin e vendit, Ramiz Alinë. Ata i bëjnë të ditur atij kërkesat e tyre. Alia nuk pranon t’i plotësojë ato.
    • 12 dhjetor 1990: Zgjidhet kryetari i Partisë Demokratike. Me shumicë votash fiton Sali Berisha njëri nga doktorët më të njohur të vendit.

Janar – Dhjetor 1991

  • 5 janar 1991: Fillon botimi i gazetës “Rilindja Demokratike”, organ i Partisë Demokratike.
    • 20 shkurt 1991: Demonstruesit, pasi përleshen me policinë, rrëzojnë bustin e diktatorit Hoxha .

  • • 21 shkurt 1991: Situata për regjimin bëhet shumë kritike. Jep dorëheqjen kryeministri i vendit, Adil Çarçani. Në krye të qeverisë vjen Fatos Nano.
    • 31 mars 1991: Mbahen zgjedhjet e para pluraliste.
    • 2 prill 1991: Pas një demonstrate paqësore vriten në Shkodër 4 aktivistë të PDSH dhe plagosen mbi 80 demonstrues. Kjo nxiti një valë të re protestash. Demonstruesit e egërsuar djegin Komitetin e Partisë së Shkodrës.
    • Prill 1991: Zhvillohen greva dhe demonstrata të fuqishme. Qeveria komuniste merr goditjen më të rëndë pikërisht nga punëtorët, të cilët hyjnë masivisht në greva.
    • 4 qershor 1991: Jep dorëheqjen kryeministri Fatos Nano për shkak të protestave masive. Formohet qeveria e re e koalicionit e drejtuar nga Ylli Bufi.
    • 10 qershor 1991: Në një Kongres historik PPSH (Partia e Punës e Shqipërisë) ndryshon emrin në PSSH (Partia Socialiste e Shqipërisë). Ndryshon edhe udhëheqja e Partisë.
    • Qershor-nëntor 1991: Zhvillohen demonstrata antikomuniste. Thirrjet e demonstruesve janë “Ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa!”, “Liri-Demokraci!”, “Enver-Hitler!”, “Poshtë komunizmi”! etj. Në çdo qytet rrëzohen bustet e Enver Hoxhës, Leninit dhe Stalinit, simbole të diktaturës së egër komuniste. Kërkohet ndryshimi i emrave të institucioneve të ndryshme që kanë emrin e Enver Hoxhës, Leninit, Stalinit ose datën e krijimit të PKSH. Vazhdon emigrimi masiv. Mijëra të rinj kërkojnë një jetë më të mirë drejt vendeve perëndimore.

  • • 6 dhjetor 1991: Jep dorëheqjen qeveria e koalicionit për shkak të largimit nga qeveria e ministrave të PD.

Janar-mars 1992

  • Janar 1992: Formohet qeveria teknike e Vilson Ahmetit që do të përgatisë vendin për zgjedhjet e parakohshme.
    • 22 mars 1992: Mbahen zgjedhjet e parakohshme. Me një rezultat të thellë fiton PDSH. Rotacioni i rezultatit është 90%. Në krye vjen një qeveri e djathtë, e para qeveri e djathtë që nga koha e Zogut. Parlamenti i ri zgjedh President të Republikës zotin Sali Berisha, i treti President i vendit (më përpara kanë qenë Ahmet Zogu dhe Ramiz Alia) dhe i pari i zgjedhur në mënyrë demokratike. Protestat antikomuniste marrin fund. Revolucioni antikomunist triumfon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here