22 viktima dhe qindra të plagosur deri tani, pse u përshkallëzua përplasja mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit

0
73

Grupi islamik palestinez Hamas filloi të shtunën sulmin më të madh ndaj Izraelit në vite, duke vrarë më shumë se 20 njerëz në një sulm të befasishëm që kombinoi persona të armatosur që depërtuan në qytetet izraelite me një breshëri raketash të lëshuara nga Rripi i Gazës.

Izraeli tha se grupi i mbështetur nga Irani kishte shpallur luftë ndërsa ushtria e tij konfirmoi luftimet me militantët në disa qytete dhe baza ushtarake izraelite pranë Gazës dhe kryeministri Benjamin Netanyahu u zotua të hakmerret.

“Armiku ynë do të paguajë një çmim të cilin nuk e ka njohur kurrë,” tha ai. “Ne jemi në një luftë dhe do ta fitojmë atë”.

Të paktën 22 izraelitë u vranë në sulm deri më tani dhe më shumë se 250 të tjere jane plagosur, tha shërbimi i ambulancës izraelite, por shtoi se numri pritet të rritet.

Shkruaj nje koment