23 gushti, nderohen viktimat e komunizmit ne ish kampin fatkeq te Tepelenes

0
139

23 Gushti shënon ditën europiane të kujtimit të viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit. Në ish-Kampin e Internimit në Tepelenë familjarët dhe ish të përndjekur politikë nderuan këtë të dielë qindra persona që humbën jetën në këtë kamp fatkeq. Mes viktimave ishin 300 fëmijë të cilët nderohen sot me një memorial natyror në ish kampin që sipas dëshmive të kohës ishte nga më të tmerrshmit e diktaturës komuniste në Shqipëri.
Cdo vit familjarët e tyre por edhe ata që kanë arritur të mbijetojnë gjatë diktaturës komuniste organizojnë një ceremoni të thjeshtë nderimi dhe kujtimi.
“ Megjithë situatën e pandemisë Shoqata Antikomuniste e ish-të Përndjekurve Politikë e ka organizuar këtë vit ceremoninë në përkim edhe me 23 gushtin, Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të dy regjimeve, atij nazist, edhe atij stalinist ”, thotë Nebil Cika , kryetar i shoqatës.
“ 23 gushti është dita ndërkombëtare e kujtimit të viktimave të sistemeve totalitare dhe për disa vite rresht ne kemi zgjedhur këtë datë për ta përkujruar pikërisht në Tepelenë ku kampi ka qenë nga më të tmerrshmit .Dihet që këtu në mënyrën më të paligjshme u organizua një kamp shfarosje ku fëmijë, gra dhe pleq, familjarë të kundërshtarë politikë të regjimit u sollën dhe u lanë të vdisnin apo të vuanin nga punët e rënda, torturat, sëmundjet ”.

Nikoll Bajraktari ishte mesditën e 18 gushtit të vitit 1949 mes 14 burrave që do të pushaktoheshin nga komunistët në Qafën e Valmirit, në Mirditë, si shenjë hakmarrje për vrasjen e Bardhok Bibës. Djali i tij Lek Shtija Bajraktari rrëfen nga ish kampi i internimit në Tepelenë se erdhi foshnjë në këtë ferr dhe qëndroi sa u mbyll kampi për tu kthyer në këmbë për ditë e netë në Mirditë. Prononcimin e tij kini mundësi ta ndiqni mëposhtë .

Kampi i Tepelenës filloi të funksionojë në maj të vitit 1949 dhe në harkun e katër viteve në këtë kamp u vendosën rreth 1500 familje: burra, gra, të moshuar dhe fëmijë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here