23 të vrarë brenda 7 muajve të parë të vitit, atentatet mafioze ende pa autorë

0
45

Teksa ende nuk kanë kaluar 7 muaj të vitit 2022, deri tani numërohen 23 të vrarë në Shqipëri ku 10 prej tyre kanë humbur jetën në 8 atentate mafioze. Ndërsa 13 të tjerë janë vrarë për hakmarrje ose motive banale.

Tetë atentatet mafioze janë ende të pa zbardhura dhe pa autor. Rekordin e mban Tirana dhe Shkodra, secila me nga 3 vrasje të tipit mafioz që kanë mbetur pa autorë ndonëse kanë kaluar muaj. Konkretisht në Tiranë, janë të pazbardhura vrasja e Erion Çelës, Iljaz Calit dhe Aleksandër Sadikajt. Ndërsa në Shkodër, nuk ka autorë për ekzekutimet e Nazmi Bandulës, Naim Bajrit dhe Lulash Qepurit.

Asnjë në pranga as për vrasjen e Arben Mërkurit apo vrasjen e 3-fishtë të Fushë-Krujës. Ndërkohë që të vetmit që ka arritur të arrestoje Policia janë autorët e vrasjeve për arsye banale ku burrat kanë vrarë gratë, vjehrri ka vrarë nusen, apo ato me natyrë gjakmarrje.

Sa i takon atentatit mafioz te mbikalimi i Fushë-Krujës, kur kanë kaluar 5 ditë, Policia ende nuk ka asnjë të arrestuar apo të dyshuar për ngjarjen. Të vetmet shpresa janë te kamerat e sigurisë apo te bisedat e fundit që kanë pasur viktimat me familjarë dhe miq të tyre, duke qenë se telefonat e Brilant Martinajt, Besmir Hoxhës dhe Diklen Vatës u shkrumbuan.

Atentatet mafioze të vitit 2022 kanë kryesisht natyre të njëjtë, autorët pasi qëllojnë viktimat në vende kryesisht pa kamera sigurie, largohen me shpejtësi, djegin automjetet që janë kryesisht me targa të vjedhura, dhe zhduken duke humbur gjurmët.

Vrasjet në përgjithësi shkaktojnë pasiguri te qytetarët, dhe moszbardhja e tyre në veçanti e shton frikën te ta, me policinë që ka dështuar qoftë të parandalojë vrasjet mafioze mes grupeve kriminale, apo të arrestojë autorët e këtyre krimeve.

ATENTATE MAFIOZE PAZBARDHURA

1. Erion Çela, 4 janar
2. Iljaz Çali, 3 prill
3. Nazmi Bandula, 12 prill
4. Arben Merkuri, 198 maj
5. Naim Bajri, 3 qershor
6. Aleksander Sadikaj, 11 qershor
7. Lulash Qepuri, 15 qershor
8. Brilant Martinaj, Besmir Hoxha, Diklen Vata, 17 korrik

MOTIVE BANALE + HAKMARRJE

1. Gjyle Topalli, 9 janar
2. Fatime Suli, 21 janar

3. Leke Lekgjonaj, 24 janar
4. Valdete Mamaj, 8 shkurt
5. Prek Tonaj, 13 shkurt
6. Altin Alikaj, 19 shkurt
7. Bukurie dhe Fatime Bami, 5 mars
8. Merushe Hazizi, 12 prill
9. Ilir Kapo, 9 maj
10. Çaush Saliasi, 23 maj
11. Martin Çeço, 12 qershor
12. Petraq Gjika, 11 qershor (PAZBARDHUR

Shkruaj nje koment